Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie ka deklaruar se është për keqardhje që punësimin në Kosovë e kontrollon korrupsioni.
Delawie ka thënë gjatë debatit të hapur në Forumin e Lëvizjes “FOL” se Kosova rrezikon të humb njerëzit e saj të mençur si pasojë e kësaj dukurie, shkruan arbresh.info.
“Kur korrupsioni e kontrollon punësimin atëherë Kosova rrezikon që të humb njerëzit më të mençur dhe kjo nuk guxon të ndodh. Ky problem I nepotizmit e shkatërron besimin e njerëzve në qeverisje dhe në sistemin ligjor. Më pak se 25 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e gjykatave dhe më pak se 20 për qind janë të kënaqur me punën e prokurorëve”, ka thënë Delawie./Arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...