Nëpërmjet Twitter-it, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka komentuar edhe njëherë protestën që opozita planifikon ta mbajë nesër.
Sipas Delawies, SHBA-ja mbështet plotësisht demokracinë në Kosovë, përfshirë edhe të drejtën për të protestuar paqësisht. “Kjo e drejtë nuk përfshinë përdorimin e dhunës”, ka theksuar ambasadori amerikan.
“Kosova ka shkuar shumë larg për t’u kthyer prapa”, ka shkruar tutje Delawie.
Nëpërmjet një cicërime tjetër, Delawie tërheq vërejtjen se “ata që zgjedhin dhunën, po e drejtojnë Kosovës në rrugën e izolimit”.
Ndërsa, në një cicërimë tjetër, Delawie shkruan se dhuna politike nuk përputhet me demokracinë, me të ardhmen euro-atlantike të Kosovë dhe me Ditën e Pavarësisë.
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...
Këta janë kandidatët me më së paku vota pas 20% të numrimit ...
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump thotë se marrëveshja ...
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA