Dekorimet në prag të festave të fundvitit kanë përfunduar edhe në Bujanoc.
Sheshi tani duket shumë bukur përderisa kjo komunë ka falënderuar të parin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe komunën në përgjithësi për donacionin e dhuruar.
Në njoftimin e komunës së Bujanocit thuhet se dekorimi përfundoi falë përkushtimit të komunës dhe donacionit të siguruar nga Komuna e Prishtinës.
Tutje u tha se fëmijëve të Bujanocit iu është mundësuar të përjetojnë çaste të mrekullueshme përgjatë këtyre festave.
Postimi i plotë:
Ka përfunduar dekorimi i Sheshit në qytetin e Bujanocit
Bujanoci, falë përkushtimit të komunës dhe donacionit të siguruar nga Komuna e Prishtinës, rrespektivish kryetari i saj Shpend Ahmeti, sonte po duket më bukur se çdoherë më parë.
Fëmijëve të Bujanocit iu është bërë e mundur të përjetojnë çaste të mrekullueshme përgjatë festave të fundvitit.
bujan
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...
Kryeministri Kurti nderon të zhdukurit me dhunë gjatë luftës
Kurti asnjë fjalë për presidentin – nesër përfundon af...