Zëvendëskryetari i Komunës së Kllokotit, Milos Stojkovic, në një emision televiziv në Serbi, ka thënë se lideri i AAK’së Ramush Haradinaj, ka vrarë dhe kidnapuar njerëz, dhe se Haradinaj duhet të ekstradohet në Serbi, përcjell Arbresh.
Kundër kësaj deklarate ka dalë Partia Demokratike e Kosovës, në Kllokot e cila përmes një kumtese, i ka quajtur shpifje dhe deklarata të cilat nxisnin urrejtje.
“Ne i konsiderojmë deklarata tendencioze të tij që nxisin edhe konflikt ndëretnik në Kllokot. Të gjithë e dimë se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejt dhe e pastër, dhe Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm nga Tribunali i Hagës”.
PDK në Kllokot, ka kërkuar edhe shkarkimin e tij.
“Kërkojmë nga Kryetari i Komunës Kllokotit Streqko Spasic të Shkarkoj menjëherë Zëvendës Kryetarin e Komunës Kllokotit Milos Stojkovic. Kërkojmë nga organet të drejtësisë së Kosovës të merren me këto deklarata nxitëse,, të urrejtjes dhe shpifjes”, thuhet në kumtesë.
Ndërsa, në seancën e fundit, trupi gjykues në Colmar të Francës ka deklaruar se me datën 27 prill do të merret vendimi lidhur me akuzat e bëra nga shteti serb në drejtim të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj./arbresh.info

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...