Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratave të zëvendëskryeministres, Donika Gërvalla, e cila sot ka hedhur kritika të rënda ndaj BE-së në një forum në Dubrovnik.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka quajtur deklaratën e Gërvallës, papërgjegjësi e përzier me injorancë, shkruan Arbresh.info.
Madje ajo shtoi se me shprehjen “tigër prej letrës”, i ka quajtur lideri komunist kinez, Mao Zedong SHBA-të.
“Evropa tigër prej letre, deklaron Ministrja e Jashtme e Kosovës në një konferencë ndërkombëtare. Çfarë papërgjegjësie, e përzier me megallomani dhe injorancë. Zatën, këto të trija rëndom shkojnë bashkë. Sa për referencë, “ tigër prej letre” i ka quajtur Mao Zedong SHBA-të”, shkruan ajo./Arbresh.info/
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë