Si gjithmonë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka shkaktuar të qeshura në seancën plenare.
Pasi e përfundoi fjalën e saj ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila foli për raportin e World Project Justice, duke u shprehur krenare për punën e qeverisë Kurti.
Megjithatë, këtu nuk u pajtua deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, raporton arbresh.info.
Ministre, nuk jeni ju në pozitën me na këshillua neve, me na sugjeru neve me ba komisione. Nëse raportet nuk shkruajnë për ndërhyrje në gjyqësor, rezultat është më shumë i opozitës sesa i pozitës. Sepse nuk ka deputet as deputete, nuk ka partiak të cilitdo tabor opozitar që shkruan raporte kundër qeverisë, siç keni shku ju. S’keni lënë zyre pa shku tu thënë korrupsioni, korrupsioni, ndërhyrje politike, ndërhyrje politike” ,u shpreh Musliu.
Menjëherë pas Musliut u kundërpërgjigjë ministrja Haxhiu, duke thënë se Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kurrë pozitë dhe opozitë më të mirë se Vetëvendosje.
“ Organizatat vendore dhe ndërkombëtare nuk bëjnë raporte me t’nime Gane. Bëjnë një analizë, një vlerësim, takojnë organizatat e shoqërisë civile dhe akter të tjerët, pastaj bëjnë raporte. Me bindje të plotë e them, ky Kuvend asnjëherë nuk ka pasur opozitë më të mirë se Lëvizja Vetëvendosje dhe asnjëherë s’ka pas qeveri më të mirë se Lëvizja Vetëvendosje”, u shpreh Haxhiu.
Pas këtij debati ndërhyri kryeparlamentari Konjufca duke sugjeruar që të ndahen meritat mes opozitës dhe pozitës.
“Pse s’po i ndani ka pak meritat. Do me i marrë do. Albulenë e monopolizove krejt, edhe në qeveri më të mirët, edhe në opozitë më të mirët. Kadal se mundet mësyshi. Nuk bën ashtu”, tha ai në Kuvendin e Kosovës.“Albulena po thotë që më ka lënë pa tekst, kështu që vazhdojmë”, shtoi Konjufca./arbresh.info/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi