Debat më fyerje në Kuvendin e Kosovës/ Tahiri-Bislimit: Me fjalën “po rren” ofenduat veten

12:08 | 20 Janar 2022

Akuza e kundër akuza e me ofendime po vazhdon seanca plenare në të cilën po diskutohet rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili iu drejtua atij dhe deputetëve të opozitës se janë duke gënjyer, raporton arbresh.info

“Zëvendëskryeministri i cili është edhe profesor universitar del edhe thotë po rreni deputetë. A e dini pse thotë? Kjo për shkak se i kanë humbur argumentet me e mbrojt një kauzë politike që e udhëheq, ka dështuar dhe mundohet përmes ofendimit ta mbrojë. Shumë shpejtë do të vërtetohet kjo që po e thoni, jo që është gënjeshtër, por është mashtrimi më i madh që po ua bëni qytetarëve. Në Kosovë 200 mijë familje, 200 mijë amvisëri do ta marrin faturën me rritje mbi 100 përqind, do ta ndalim këtë”,ka thënë Tahiri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara