Gjatë ditës së djeshme është raportuar për disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët po e pengojnë kalimin e demarkacionit, e ndërkaq ata dhe familjet e tyre lëvizin lirë me pasaporta të shteteve të huaja.
Ndër këta deputetë është përmendur edhe emri deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, për të cilin është thënë se ka pasaportë të Shqipërisë dhe se së bashku me familjen e tij lëvizin lirshëm.
Por, ky i fundit, në një reagim për Indeksonline ka dërguar disa foto, ku shihet pasaporta e tij, e që është e Republikës së Kosovës.
“E vetmja pasaportë qe kam dhe deri tani është kjo, unë ju përgjigjem vetëm atyre që më kanë votu, e jo atyre qe janë shkarku, sido që të jetë versioni i vjetër është ne dëm të Kosovës dhe do jetë i pa pranueshme për mua”, ka thënë Haradinaj.
Në mesin e emrave të përmendur që posedojnë pasaporta të shteteve tjera ka qenë edhe ai i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe familjes së tij./Indeksonline/

Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...