Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka reaguar rreth vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me mos rinumërimin e votave në Prishtinë e Prizren.
Molliqaj ka thënë se tentuan të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve në Prizren dhe Prishtinë, mirëpo ata dështuan dhe ne fituam, në mes të tjerash ai tha se edhe deputetët e arrestuar dje sot u liruan.
“Tentuan ta ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve në Prishtinë dhe Prizren përmes Pronto gjyqtarit Hasan Shala. Gjykata Supreme ua hodhi poshtë vendimin. Ata dështuan, ne fituam. Dje i arrestuan dhunshëm deputetët me urdhëra politikë, ndërsa sot i liruan. Ata dështuan, ne fituam.
Adean, Atdheun, Frashërin dhe Egzonin i dënuan me mbi 21 vjet burgim pa asnjë provë të vetme. Edhe në këtë rast, ata do të dështojnë e ne do të fitojmë” , ka shkruar Molliqaj në facebook./arbresh.info/

Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës