Tek Kroi i Mbretit, në rrugën Prishtinë-Pejë, aktualisht ka marrë flakë një veturë, raporton arbresh.info.
I pyetur në lidhje me rastin, zëdhënësi i i policisë së Kosovës Daut Hoxha, në një përgjigje të dhënë për arbresh.info, deklaroi se zjarri ka dalë si rezultat i problemeve teknike të automjetit dhe se në aksident nuk është lënduar askush.
“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 18.00 në rrugën Prishtinë-Pejë tek Kroi i Mbretit. Sipas informacioneve që i kemi ne, zjarri ka dalë nga problemet teknike të veturës. Policia e Kosovës dhe zjarrëfikësit kanë intervenuar menjëherë në ngjarje dhe në aksident nuk është lënduar askush.”, tha Hoxha për arbresh.info.

LEXO PO ASHTU:
Laporta dorëzon mbi 8 mijë nënshkrime dhe premton epokë të r...
SHBA-ja lëshon alarmin e sigurisë, paralajmëron qytetarët e ...
Hamza: Po që se do vinte një kandidat i familjes Jashari, 22...
Sulmi ndaj gazetarit Pacolli, Prokuroria: Po zhvillohen heti...
Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën në Itali, Peci ngushël...
Godet Ylli, transferon Donatas Sabeckis