Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq thotë se ai nuk është i befasuar nga kërcënimet ndaj presidentit serb Aleksander Vuçiq dhe nënvizon se satanizimi i të gjithë atyre që bëjnë thirrje për mos pjesëmarrje në dialogun e Brukselit ka vazhduar prej vitesh.
“Të gjitha kërcënimet që vijnë tregojnë se ka një shkallë të lartë jo vetëm të urrejtjes, por edhe një çmenduri irracionale që ekziston rreth nesh kur është fjala për Kosovën”, tha Daciq.
Ai vlerësoi se kërcënimet ndaj presidentit Vuçiq po shkaktojnë dëme të mëdha për Serbinë dhe qytetarët që jetojnë në Kosovë. Daçiq theksoi se çështja e Kosovës është një problem real për njerëzit që jetojnë atje, si dhe të gjithë Serbinë, duke theksuar se është me interes kombëtar të zgjidhët kjo çështje./Arbesh.info
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...
Osmani viziton Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë: Besimi nuk ë...
13 ndeshje pezullim për portierin që e grushtoi futbollistin...
Mbreti Charles i dhuron Presidentit Trump këmbanën origjinal...
Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike