Ivica Daçiq ka thënë se Serbia është nën presion të madh që të vendosë sanksione ndaj Rusisë, por ka thënë se nuk mund ta bëjnë këtë, pasiqë ‘janë miq me Rusinë’ të cilëve u kërkojnë ndihmë për Kosovën. Ka thënë se kjo do të ishte ‘e pamoralshme’ nga ana e Serbisë.
Kryeministri serb Ivica Daçiq ka thënë se Serbia nuk mund të ndryshojë asnjë qëndrim sa i përket Rusisë.
“Ne jemi duke u përballur me presion që t’u bashkohemi nismave për sanksione ndaj Federatës Ruse dhe vendeve tjera”, ka thënë Daçiq, shkruan B92, transmeton Periskopi.
Ai ka thënë se nuk ‘mund të pajtohen me shokët e Serbisë, në këtë mënyrë sa t’i lëndojnë interest serbe’.
“Ne nuk mund të jemi ata që në njërën anë kërkojmë ndihmë nga Rusia për Kosovën dhe në anën tjetër t’u bashkohemi sanksioneve. Do të ishte e pamoralshme dhe jo e ndershme nga ana jonë”, ka thënë Daçiq.
Trump vendos tarifa të reja doganore për ilaçet e importuara
Palestra e Chicago Bulls kthehet në arenë shqiptare me “Xham...
Qeveria e risjell për miratim projektligjin për produktet ba...
Qeveria miraton projektligjin për sigurime shëndetësore në K...
Qeveria miraton Projektligjin për lehtësimin e rikthimit të ...
Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së n...