Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar se komuniteti ndërkombëtar ka arritur në fund të tolerancës ndaj Kosovës, duke shtuar se Beogradi nuk ka më obligime për dialog.
Ai këtë e ka deklaruar për televizionin serb ‘TV Pink’, teksa ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e sheh veten si profet, përcjell lajmi.net.
“Kurti e imagjinoi se ishte mesia që erdhi për ta shpëtuar popullin shqiptar”, ka deklaruar ai.
Tutje, kryediplomati serb ka thënë se Serbia nuk ka deklaruar se ka refuzuar planin franko-gjerman, por se “është e papranueshme të mbështetet Kosova”.
Daçiq shtoi se nga 193 shtete anëtare të OKB-së, Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e 83 prej tyre dhe “për këtë arsye po i nxisin në Këshillin e Evropës, ku duhen dy të tretat e anëtarëve” për anëtarësimin e vendit.
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...