Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se Bashkimi Evropian me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit është garantues që do të formohet Asociacioni i Komunave Serbe.
Daçiq ka thënë se tani po tentohet të rihapet kjo temë tashmë e mbyllur, të cilën siç ka thënë “Prishtina e pranon me ngurrim”.
Ai ka deklaruar se SHBA-ja dhe Brukseli po hezitojnë ta detyrojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që ta përmbush detyrimin sa i përket formimit të Asociacionit të komunave me shumcië serbe.
“Për Beogradin është e papranueshme që ne të kthehemi në diçka që është nënshkruar dhe rënë dakord vetëm sepse Brukseli dhe SHBA-ja hezitojnë të detyrojnë Albin Kurtin të përmbushë detyrimin. Ne nuk do të biem në atë kurth dhe as nuk do të pranojmë beteja për supremaci mes Brukselit dhe Parisit, Berlinit dhe Washingtonit që zhvillohet pas shpinës sonë”, ka thënë Daçiq të shtunën, raporton Danas.
Sipas tij, të gjithë duhet ta detyrojnë Kosovën të respektojë pjesën e saj të Marrëveshjes së Brukselit.
Kurti për bashkimin LDK-Osmani: Le të punojnë me çka dinë e ...
Rama mbledh drejtuesit politikë në selinë e PS
Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...