Nexhat Daci gjithë këtë që po ndodhë në Kuvendin e Kosovës e ka quajtur ‘faqe të zezë’.
Akademiku i cili për një mandat ka qenë kryetar i Kuvendit të Kosovës nuk ka dashur të komentojë shumë rreth gjithë asaj çka po ndodhë sot por edhe në seancat e kaluara.
Personi që ishte numri dy pas ish-presidentit Ibrahim Rugova ka komentuar shkurt për këto zhvillime. Ai tha për KosovaPress se është pa disponim për këto çka po ndodhin.
“Kjo është faqja e zezë. Nuk jam shumë i disponuar të flas më rreth këtyre çështjeve”, tha Daci.
Nexhat Daci ka qenë kryetar i Kuvendit gjatë mandatit 2001-2004 dhe 2004-2006 në kohën kur Ibrahim Rugova ka qenë president i Kosovës. Pas vdekjes së këtij të fundit Daci ka formuar partinë e re LDD pas ndarjes nga LDK në Kuvendin që njihet si “Kuvendi i karrigeve”.
Osmani në CNN: Pa institucione të themeluara shpejt, ëndrra ...
Agim Ademi niset drejt SHBA-së, i ftuar nga FIFA për Kupën e...
U.D Presidentja Haxhiu vlerëson mbështetjen e Suedisë për au...
Rama: Po e përmirësojmë infrastrukturën në Siqevë dhe në Sha...
56 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Punime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të Prisht...