Rrjeti CSR Kosova (Kosovo CSR Netëork) ka organizuar Darken për Rrjetëzim me qellim të promovimit të parimeve të Përgjegjësisë shoqërore korporatave. Darka e CSR për rrjetëzim i ka bashkuar palët e interesit, përfshirë këtu drejtuesit e kompanive më serioze vendore apo ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, krerët shtetërore, organizatat ndërkombëtare dhe shoqërinë civile.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ju adresua pjesëmarrësve në emër të Qeverisë, ku ndër të tjera potencoj faktin që është shumë me rëndësi që në Kosovë po avancohet përgjegjësia e ndërmarrjeve në raport me shoqërinë.
Përmes zotimeve konkrete ndërmarrjet përveç krijimit te kapitalit dhe profitit, gjithnjë e më shumë janë duke pasur ndjenje të përgjegjësie ndaj shoqërisë, duke marr veprime te përgjegjshme, qofte në të drejtat e punëtoreve, ambient, apo në luftimin e dukurive te këqija, qe sigurisht ka rezultuar me vetëdije më të ngritun te berit biznes, Kryeministri Haradinaj përgëzoj Rrjetin CSR Kosova për punën që bëjnë drejt promovimit të parimeve të Përgjegjësisë Shoqërore Korporatave,
CSR ngërthen në vete të gjitha praktikat dhe veprimet e përgjegjshme të bizneseve, brenda funksioneve themelore të tyre. Promovimi i konceptit, ideve dhe veprimeve konkrete të Përgjegjësisë Shoqërore korporatave, kërkon koordinim dhe bashkëpunim të akterëve të ndryshëm, por edhe zbatim të përvojave të mira ndërkombëtare.
Maria Alexiou, Kryetare e Bordit të CSR Hellas, rrëfej mbi përvojat e kompanive evropiane në CSR si dhe theksoj rëndësinë e kulturës lokale në percaktimin e sjelljes së kompanive në raport me shoqerine duke marr si shembull rëndësinë e ‘Besës’ në traditën tonë si një element pozitiv që mund të përcaktojë sjelljen e përgjegjshme të kompanive në raport me shoqërinë Kosovare.
Kryetari i Rrjetit CSR Kosova, z. Visar Kelmendi, përmbledhi aktivitetin e deritashëm të Rrjetit, dhe potencoj rëndësinë që do t’I kushtohet tutje respektimit të ligjit të punes, luftimit të korrupsion, mbrojtjes së ambientit, dhe ftoj kompanitë jo anëtarë t’i bashkohen Rrjetit CSR Kosova. Sipas drejtuesve të rrjetit, është shumë me rëndësi që të vazhdohet ngritja e vetëdijës për rëndësinë e CSR, qoftë brenda kompanive apo në sektorin e edukimit dhe në opinion publik në përgjithësi.
Reali sonte synon trepikëshin te skuadra e Muriqit pas humbj...
Kreu i PDK-së uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 11 maji...
Presidentja Osmani pranoi raportin e Misionit Vëzhgues të BE...
Imami në Junik e gjen një kuletë me1300 euro, i dorëzon në p...
Costa për vizitë në Kosovë, policia tregon se në disa rrugë ...
Haxholli i drejtohet MPJD-së me 7 kërkesa për reformë në shë...