Bekim Çollaku, shef i stafit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka vlerësuar të zbehta gjasat për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë gjatë këtij viti.
Ai ka thënë në Klan Kosova se ka ikur momentumi për një marrëveshje përfundimtare paqësore me fqinjin verior.
“Momentumi për një marrëveshje eventuale mes Kosovës dhe Serbisë është humbur”, është shprehur ai.
E duke e vlerësuar të humbur momentumin për marrëveshje me serbët, Çollaku ka thënë se tani s’do të kishte kuptim heqja e taksës për produktet e Serbisë, e cila ka bërë që të ngec dialogu mes dy vendeve.
“Nëse kjo qeveri dhe ky koalicion i ka rezistuar një presioni aq të madh – presion pozitiv nga SHBA-të në mënyrë që t’i jepej mundësi dialogut – dhe në të njëjtën kohë nuk është bërë një gjë e tillë, atëherë cili është arsyetimi që një gjë e tillë të ndodhë sot”, ka thënë ai.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin