Çka do të ndodhë sot në Kosovë

07:36 | 28 Korrik 2021
A Z

09:00
Mbahet mbledhja e 261-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK). (Platforma Zoom)

09:00
Drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari do të bëjë përurimin e Memorialit të Dëshmoreve në fshatin Kobaj. (Fshati Kobaj, Prizren)

10:00
Kuvendi i Kosovës mban Seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, salla e seancave plenare)

10:30
Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban tryezë diskutimi me temën “THEMELIMI I GJYKATËS KOMERCIALE NË KOSOVË: Nevoja për themelimin e saj, sfidat dhe pritshmëritë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:30
Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Koshi Group bëjnë promovimin e barkës së parë prodhuar në Kosovë të quajtur Interstellar. (Liqeni i Radoniqit, Gjakovë)

Shpërndaje në rrjete sociale