Çka do të ndodh sot në Kosovë

Prishtina
07:38 | 25 Nëntor 2021

Këto ngjarje parashikohen të ndodhin për sot.

07:00
Punëtorët shëndetësor hyjnë në grevë përshkak të injorimit të kërkesave të tyre lidhur me Ligjin për Paga nga ana e Qeverisë së Kosovës. (QKUK dhe Spitalet Regjionale)

09:15
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit)

09:15
Mbahet dita e dytë e forumit të lartë politik “Integrimi i Agjendës 2030 në kuadrin e planifikimit strategjik në Kosovë”, organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

09:30
Misioni i OSBE-së, në bashkëpunim me Këshillin e Medieve të Shkruara të Kosovës (KMShK), mbajnë tryezën “Lajmet e rreme dhe verifikimi i fakteve në mediet online”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

10:00
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pret në takim presidentin e Shqipërisë Ilir Meta. (Selia qendrore e PDK-së)

10:00
Instituti Demokratik i Kosovës mban tryezë diskutimi me temën, “Transparenca financiare e kandidatëve për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale 2021”. (Salla e konferencave “Orion”)

10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit)

10:00
Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Deçanit. (Kuvendi Komunal, Deçan)

11:00
Shefi i Zyrës se BE-se në Kosovë, Tomas Szunyog, viziton Deçani ku do të ketë takim me kryetarin e Komunës, Bashkim Ramosaj. (Komuna e Deçanit)

11:00
Bëhet publikimin e raportit “Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë – Menaxhimi i Financave”. (Zyra e ORCA-s)

11:00
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Republikës së Kosovës dhe Fondi i Ballkanit Perëndimor (WBF), organizojnë Sesionin Informativ lidhur me thirrjen e IV-të për propozim projekte. (Objekti i MPJD-së)

12:00
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Grantin Hapësinor dhe Infrastrukturës të Republikës së Kosovës. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

12:40
Ministria e Shëndetësisë, ka organizuar ekipe mobil për vaksinimin e nxënësve. (Gjimnazi “Ahmet Gashi”, Prishtinë)

13:00
Shënohet përvjetori i 50-të e veprimtarisë se Halit Baranit. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Mitrovicë)

17:00
Në kuadër të Festivalit ”Hasi Jehon 2021” hapet ekspozita e prodhimeve të bukës. (Gjonaj)./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara