Për dështimin e 40-të të përpjekjes për konstituimin e Kuvendit të Kosovës sonte në Rubikon të Klan Kosovës, sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, po shpalosë qëndrimin e partisë së saj për dalje nga situata.
Çitaku deklaroi se për shkak të mungesës së një marrëveshje politike për të dalë nga kjo bllokadë, është krijuar situatë e rëndë në kuvend. Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje nuk po tregon përgjegjësi, e as ndjeshmëri për mbi 50% të qytetarëve që nuk e kanë votuar atë.
“Është shumë e rëndë situata edhe në sallë, jo vetëm për shkak të mungesës së një pajtueshmërie apo marrëveshje politike por po e përsëris edhe për shkak të mungesës së ndjeshmërisë dhe përgjegjësisë të Lëvizjes Vetëvendosje karshi institucionit dhe situatës së krijuar”.
“Unë mund ta kuptoj, nuk e mirëkuptoj por e kuptoj që Albin Kurti nuk ka ndjeshmëri për mbi 50% të qytetarëve të Kosovës që nuk e kanë votuar atë. Por, ai së paku duhet të ketë ndjeshmëri dhe përgjegjësi për ata që e kanë votuar dhe nuk janë pak”, tha Çitaku në Rubikon.
Për më tepër Çitaku, tha se Albin Kurti po i ndëshkon qëllimisht qytetarët e Kosovës që nuk ia përmbushën dëshirën.
“Ai nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie dhe përgjegjësie. Ky është një lloj ndëshkimi që Albin Kurti po ua bënë qytetarëve të Kosovës, për shkak se ata nuk ia përmbushën kërkesën dhe dëshirën që t’i ketë 500 mijë vota”, tha Çitaku.
Presidenti Trump uron Presidenten Osmani: Mbështesim fuqishë...
Liverpooli po përgatit një ofertë prej 95 milionë eurosh për...
OVL-UÇK: Një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë...
Në Spitalin e Mitrovicës hiqet me sukses një tumor rreth 4 k...
Drin Kokaj debuton sot në ‘Milano Cortina 2026’
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...