Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku ka komentuar urdhrin ekzekutiv të presidentit të ShBA-së, Biden.
Ajo në një postim në Facebook ka thënë se ky urdhër është vazhdimësi e atij të vitit 2001.
Sipas saj arsyeja pse në mesin e marrëveshjeve që Biden nuk ka përmendur Pakon e Ahtisarit është se një formulim i tillë do t’ua pamundësonte të gjithë zyrtarëve Serb hyrjen në SHBA.
“Diçka për urdhërin ekzekutiv të Presidentit Biden.
Ky urdhër është në fuqi që nga viti 2001( është amandamentuar ndërkohë)Dmth, urdhëri si i tillë është nënshkruar nga ish Presidenti Bush.
Presidenti Biden vetëm e ka ripërtrirë atë, duke i shtuar marrëveshjen e Prespas dhe duke përfshirë edhe Shqipërinë ( ndonse urdhëri i adresohet Ballkanit Përendimor, ai i vitit 2001 nuk e përmend Shqipërinë në mënyrë eksplicite)
Arsyeja pse nuk është shtuar marrëveshja e Presidentit Ahtisari (interpretim i imi ky) është se një formulim i tillë do t’ua pamundësonte të gjithë zyrtarëve Serb hyrjen në SHBA”, ka shkruar Çitaku.
Biden në urdhrin e tij ka paralajmëruar sanksione ndaj të gjithë atyre që pengojnë bashkëpunimin në Ballkan, dhe minojë marrëveshjet e arritura, duke përmendur edhe rezolutën 1244./arbresh.info/
Skenari i çmendur: Barcelona mund ta festojë titullin e kamp...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup për të drejtën e pr...
Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump...
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...