Sekretarja e Përgjithshme të Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka kërkuar nga Albin Kurti dorëheqjen nga pozita e kryeministrit.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se krejt kjo situatë është pasojë e paaftësisë së VV-së për të pasur shumicë, shkruan Arbresh.info.
“Albin, jep dorëheqje nga pozita e Kryeministrit. Eja ulu si deputet dhe përfundon kjo punë. Në fund të fundit, ligjin për këtë e keni miratuar vetë. Mjaft më me drama e filma, se edhe ashtu, skenarist i dobët dole. Pastaj, leni akuzat e zbrazëta. Jeni ju që po komunikoni me Listën Serbe për vota e pazare. Është e qartë: krejt kjo situatë është pasojë e paaftësisë së VV-së për të pasur shumicë.”, ka shkruar ajo.
“Ndërkohë që në Kuvend u shfaq një dramë e dobët, drama e vërtetë po përjetohet çdo ditë nga familjet kosovare , me çmime të papërballueshme të energjisë dhe rritje enorme të kostos së produkteve bazike.”, shtoi Çitaku./Arbresh.info/
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok
Ylli i Bournemouth në “radarin” e Manchester Uni...
BE-ja diskuton për mbështetjen e Kinës për Rusinë, përfshirë...
Peleshi pret ambasadorët e Vendeve të Ulëta dhe Suedisë