Kryeparlamentari i Shqipërisë, Gramos Ruqi, tha se konsideron që në kategorinë e Parlamenteve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, më i vështiri për ta drejtuar është ai i Maqedonisë.
Këtë ai e tha në forumin e organizuar nga BIRN dhe Interneës Kosova që mblodhi tre Kryeparlamentarët shqiptarë, Gramos Ruqin, Talat Xhaferin dhe Kadri Veselin.
“Më i vështiri për tu drejtuar Parlamenti i Maqedonisë, pastaj i Kosovës dhe i treti i Shqipërisë. Sepse dy të parët kanë përbërje ndëretnike, pse e vendosa Maqedoninë të parën, është shumë e vështirë që përfaqësuesi i 25 për qind të popullsisë të drejtoj 75 për qindësin tjetër të popullsisë”, tha Ruqi.
Ai po ashtu tha se mazhoranca është më e vështira në Maqedoni.“E dyta është më e vështirë mazhoranca edhe në Maqedoni edhe në Kosovë kurse në Shqipëri është më e lehtë”, tha Ruqi.
Dardanët nisen drejt Izraelit, besojnë në fitore
Kaq klikime ka arritur deri më tani kënga që Luizi i dedikoi...
Oda Ekonomike Amerikane përkrah marrëveshjen mes Kosovës dhe...
Droga shpërndahet nëpër shkollat e Tiranës, të rinjtë të rre...
Kosova dhe BE-ja nënshkruajnë marrëveshjen në vlerë mbi 62 m...
Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Schmid sot për vizitë n...