Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.
Në një postim në Twitter, Chollet ka bërë të ditur se i ka kërkuar Kurtit që ta pranojë këtë propozim, teksa ka theksuar se tema kryesore e bisedës ka qenë partneriteti për integrimin euroatlantik të Kosovës, përcjell arbresh.info.
“Bisedova me kryeministrin Albin Kurti sot për të diskutuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës që ta pranojë atë. Një temë kryesore ishte partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Chollet.
Gjithashtu, temë e bisedës sipas Chollet kanë qenë edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në dhe për kthimin e zyrtarëve serbë në postet e tyre, nga të cilat u tërhoqën para dy muajve.
“Ne gjithashtu diskutuam për rëndësinë e një Kosove multietnike dhe avancimin e diskutimeve për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në kuadër të dialogut, si dhe nevojën që zyrtarët serbë të rikthehen në postet e tyre.”, ka njoftuar Chollet.
Pikërisht dialogu, e solli Chollet-in në Kosovë para dy javëve, ku në Prishtinë u takua me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti, liderët e opozitës dhe me përfaqësuesit e Listës Serbe./arbresh.info
We also discussed the importance of Kosovo’s multiethnic character and moving forward with discussions of the Association of Serb Majority Municipalities in the context of the Dialogue, and the need for Kosovan Serb officials to return to their posts. https://t.co/6MlQgtDBaJ
— Derek Chollet (@CounselorDOS) January 24, 2023
Djali i Hysni Gucatit: Specialja prapë e vërtetoi se është d...
Gjithçka që duhet të dini për serinë e re të Samsung Galaxy ...
Osmani u prit në takim nga Presidenti i Islandës, kërkon mbë...
Bie sërish çmimi i naftës në Shqipëri
SHBA-të rrisin praninë ushtarake në Filipine
Rinovim përpara derbit, Interi zgjat bashkëpunimin deri në 2...