Çfarë thonë dëshmitarët për shpërthimin që ndodhi në Fushë Kosovë?

11:48 | 29 Nëntor 2021

Një bombë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Dëshmitarët në vendin ku ka shpërthyer granata e dorës, në një lokal në Fushë Kosovë, në kushte anonimiteti kanë thënë se nuk e din arsyen se çka ka mundur të çoj deri në këtë akt.

Sipas tyre, nuk dihen motivet mirëpo thonë se ua kanë lënë në dorë organeve kompetente për të zbardhur rastin.

Përkundër insistimit, personat përgjegjës të lokalit ku ka ndodhur shpërthimi nuk ka folur për arbresh.info, biles ata kanë kërcënuar që ekipi i arbresh.info të largohet menjëherë nga aty ose do të largoheshin me forcë.

Ndërsa Policia e Kosovës bën të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar dhe se ka vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 06:00 kemi pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “Shefki Kuleta”në Fushë Kosovë” . Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse. Zyra për informim në DrejtorinëRajonale Prishtinë”, ka thënë  Ahmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara