Ministria i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka uruar xhudisten, Distria Krasniqi pas fitores që ka arritur kundër hungareze, Reka Pupp, duke fituar medaljen e artë në Grand Slam Paris 2023.
Përmes një postimi në Facebook, Çeku ka vlerësuar se sportistet tona, me angazhimin e tyre po japin shembull për fëmijët e të rinjtë e vendit.
“Xhudistja Distria Krasniqi sonte mori medalje të artë në Grand Slamin e xhudos në Paris.Sportistet tona, me angazhimin e tyre po japin shembull për fëmijët e të rinjtë e vendit. Urime Distrias dhe gjithë komunitetit të sportit. Shumë suksese xhudisteve të tjera në këtë garë’, ka shkruar ministri.
Distria Krasniqi mposhti hungarezen, Reka Pupp, për herë të gjashtë këtë të shtunë teksa është mposhtur vetëm njëherë nga ajo./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës