Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka thënë se është në pritje të konfirmimit për pjesëmarrje nga Organizata e Veteranëve të Luftës Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë.
Çeku, i cili është zgjedhur anëtari i Këshillit Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit, deklaroi se u kanë dërguar ftesë tri organizatave të dala nga lufta, duke shtuar se ata e kanë vendin aty.
Ndonëse organizatat e dala nga lufta kishin thënë se do t’i bojkotojnë organizimet e Qeverisë, Çeku u shpreh se ky organizim s’ka të bëjë me parti.
“Ne ju kemi dërguar ftesë të tri organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe po presim konfirmimin e tyre. Ne i ftojmë që të jenë pjesë e këtij organizimi. Epopeja është e të gjithëve”, ka thënë ai të mërkurën para mediave.
Çeku shtoi se përpjekja për ta politizuar këtë moment të rëndësishëm duhet të injorohet në rastin më të mirë./Arbresh.info
Vdes Qerim Gashi, babai i ish-shefit të AKI-së
Pas reagimit të qytetarëve dhe me inciativën e ambasadës, Ha...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave
Në Dusseldorf të Gjermanisë, shkolla shqipe feston 18-vjetor...
Grealish e humb sezonin shkaku i lëndimit, vjen me postim em...
SBASHK mbështet grevën dy orëshe të organizuar nga Sindikata...