Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se është shpallur konkursi për hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.
Çeku tha se nuk do të kursehet asgjë për të pasur një kompleks memorial, siç u shpreh ai, të përmasave botërore.
“Pas angazhimit të Komisionit të ekspertëve për hartim të detyrës projektuese, dhe pas miratimit të kushteve, kritereve dhe procedurave nga Qeveria e Kosovës, kemi shpallur konkursin për hartimin e Master Planit”.
Ministri bëri të ditur se konkursi është hapur sot dhe afati i fundit për dorëzim është deri më 07.07.2023.
Ky është ndër proceset dhe projektet më delikate të Republikës sonë, kemi punuar me hapa të sigurt, pa u ngutur, por edhe pa humbur kohë. Nuk do të kursejmë asgjë për të pasur një kompleks memorial të përmasave botërore, çfarë është edhe figura e Adem Jasharit. Një kompleks memorial që do të rrëfejë dinjitetshëm dhe me standard të arrirë artistik rezistencën e popullit dhe luftën për liri, pavarësi e bashkim”, shkroi Çeku në Facebook./Arbresh.info/
Vrstappen mposht Fernando Alonso për të marr fitoren në Mona...
“Pushtohet” Thethi! Turistët dynden pa ardhur vera
“Çka dreqin ju solli këtu”, Kërçeli reagon ndaj von Cr...
Një i vdekur, pas përmbytjes së anijes turistike në Itali
Drita blindon Ron Brojan
Haziri kërkon që kryetarët e komunave në veri të shkojnë në ...