Çekia, si kryesuese e ardhshme e BE-së, do ta ketë prioritet Ballkanin Perëndimor

15:20 | 6 Prill 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek.

Kryeministri Kurti falënderoi Republikën e Çekisë për mbështetjen e saj të vazhdueshme në shtetndërtimin dhe proceset e ndërlidhura me integrimin euro-atlantik të Republikës së Kosovës, shkruan arbresh.info.

Ai çmoi lart angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Çekisë edhe në kuadër të grupit të Vishegradit, si edhe kontributin e dhënë në kuadër të misionit të NATO-s.

Ambasadori Bílek u interesua rreth situatës me pandeminë dhe tha se Çekia është e gatshme ta ndihmojë Republikën e Kosovës në këtë drejtim. Ambasadori çek tha se Çekia, si kryesuese e ardhshme e BE-së, do ta ketë prioritet Ballkanin Perëndimor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara