Bytyçi: Osmani në stilin e Trumpit, duke vazhduar sulmin ndaj KQZ-së

19:03 | 23 Janar 2021

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka reaguar ndaj u.d të presidentes, Vjosa Osmani duke e akuzuar se ajo po e sulmon KQZ.

Osmani nëpër mjet një video-live në profilin e saj në Facebook, tha se nëse edhe njëherë abuzohet me KQZ-në sikur ditën e djeshme do të detyrohet të ndërmarrë masa.

“Vjosa Osmani në stilin e Trumpit, duke e vazhduar sulmin ndaj KQZ-së”, shkroi Bytyqi në Facebook. “E natyrshme, nuk mundet ajo të mbroj një institucion kur vet është pjesë e orkestrimit”, ka shkruar Bytyçi./arbresh.info/

Vjosa Osmani në stilin e Trumpit, duke e vazhduar sulmin ndaj KQZ-së.

E natyrshme, nuk mundet ajo të mbroj një institucion kur vet është pjesë e orkestrimit.

Posted by Avni Bytyçi on Saturday, January 23, 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara