
Arbeitsbesuch Albanien. Au§enminister Sebastian Kurz und Justizminister Wolfgang Brandstetter treffen den albanischen Au§enminister Ditmir Bushati. Tirana, Albanien, 17.06.2014, Foto: Dragan Tatic
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka kujtuar 24 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.
Në Facebook, Bushati ka thënë se kjo datë tregon se duhet nxjerrë mësime nga kjo histori jo e vjetër e shqiptarëve, si dhe shtysë për investim dhe kontribuar në liri, demokraci dhe siguri, shkruan arbresh.info.
“Ndërhyrja vendimtare e NATO-s dhe krijimi i Kosovës shtet janë arsye të forta për ne shqiptarët për të nxjerrë mësimet e duhura nga historia. Gjithashtu, një shtysë për të investuar e kontribuar më shumë për lirinë, demokracinë dhe sigurinë. Sot, është dita për të mos harruar dhe shprehur edhe një herë mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve europianë!”, ka shkruar Bushati.
Ish-kryediplomati shqiptar tha se 24 Marsi i 1999-ës është ngjarje e pashlyer në memorien e kombit shqiptar, meqë e gjithë bota perëndimore ishte afër shqiptarëve.
“24 Marsi i vitit 1999 mbetet i pashlyer në memorien e kombit tonë, pasi familja euro-atlantike ishte e gjitha në krahun e shqiptarëve që luftonin për liri”, ka shkruar ai.
Tutje, Bushati përmendi edhe fjalët e famshme të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan, i cili tha se bombardimet e NATO-s ishin “ndërhyrje humanitare legjitime”./arbresh.info/
Aeroplani nga Prishtina del nga rruga pas aterrimit në Stamb...
Dolce largohet nga Grande Fratello – pritet të riktheh...
Nisma nuk arrin marrëveshje me PDK-në, garon e vetme në zgje...
Go+ Peja rikthehet tek fitorja, mposht Yllin
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...