Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj lajmeve se ka ikje masive nga FSK.
Ramadani përmes një postimi në facebook ka shkruar se këto lajmë janë të rreme por rreth 300 pjesëtarë të FSK-së kanë kërkuar pensionim të parakohshëm, shkruan arbresh.info.
“’Fake News’ është lajmi për ikje nga FSK-ja. Nuk po braktiset Forca jonë. Janë rreth 300 pjesëtarë të FSK-së që kanë marrë pension të parakohshëm, sipas ligjit dhe nē përputhje me standardet dhe rregullat e brendshme. Pensionet e parakohshme kryesisht ndërlidhen me aspektin e moshës”, ka shkruar ai.
Ai po ashtu ka shkruar gjithashtu se pensioni i parakohshëm është procedurë standarde në të gjitha ushtritë e botës demokratike.
“Dalja në pension të parakohshëm është procedurë standarde nëpër krejt ushtritë e botës demokratike. Në Kosovë, kjo është e rregulluar me ligjet në fuqi dhe ruan nderin e dinjitetin e pjesëtarëve të Forcës sonë. Nuk bëhet fjalë për ikje. Nuk bëhet fjalë për konotacione negative./Arbresh.info/
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit