Zëvendësministri në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka takuar ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Bošković, me ç’rast kanë biseduar për partneritetin midis dy vendeve.
Sipas Ramadanit, Kosova dhe Mali i Zi janë dëshmuar të jenë partnerë dhe kanë rrugë të përbashkëta përpara.
“Me ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Bošković. Kosova dhe Mali i Zi janë dëshmuar të jenë partnerë dhe kanë rrugë të përbashkëta përpara. I nderuar të pres ministrin Predrag Bošković. Një njeri i shkëlqyeshëm. Gjenerata e Ballkanit demokratik. Ballkanit të NATO-s”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e tij të Facebook-ut./arbresh.info/
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit