Ndonëse fati i të pagjeturve ende nuk dihet, serbët vazhdojnë të jenë të zëshëm në këtë aspekt, tha Flora Brovina nga PDK-ja në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovë për te pagjeturit, raporton Arbreh.info
“Prej vitit në vit diskutojmë për ata që na mungojnë, prej vitit e shprehim dhimbjen tonë edhe në këtë Kuvend, prej mandatit në mandat diskutojmë vet me vete dhe nxjerrim rezoluta që i ngjasojnë me njëra tjetrën sepse kanë një përmbajtje. Në rend të parë kemi kërkesën ose lutjen që Bashkësia Ndërkombëtare të ndikoj që Serbia sa më parë të zbardh fatin e të pagjeturve, të kushtëzohen bisedimet me Serbinë me fatin e të pagjeturve”, tha Brovina.
Brovina ka theksuar se mbeten 1652 të pagjetur, dhe ky numër ka ndryshuar shumë pak ndër vite.
“Për fat të keq numri i të pagjeturve ka ndryshuar shumë pak, tani janë edhe 1652 vetë dhe për fat të keq e shohim se sa pak njerëz janë gjetur deri më sot”, tha ajo.
Brovina mes tjerash tha se serbët që kanë kryer fajin janë më të zëshëm edhe në diskutimet me ndërkombëtarët, pavarësisht se numri i të pagjeturve të Kosovës është shumë më i madh./arbresh.info/
OSBE publikoi Udhëzuesin për raportim nga gjykata për gazeta...
Begaj u kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës tri vendeve a...
Goditi 21 herë me thikë bashkëshorten e tij, i akuzuar dënoh...
Ngrihet aktakuzë ndaj senatorit Menendez dhe gruas së tij pë...
E konfirmuar, kapiteni i “Dardanëve” humb ndeshj...
Nora Gjakova fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Bakut