Britania mbështetë qëndrimin e Albin Kurtit për dialogun me Serbinë

11:50 | 3 Mars 2021

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott ka komentuar vizitën e të dërguarit special për dialogun Kosovë – Serbi i Bashkimit Evropian (BE).

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Abbott ka shkruar se ishte kënaqësi ta shoh Lajçakun për të diskutuar për dialogun Kosovë – Serbi.

Abbott ka thënë dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë dhe i koordinuar edhe me BE-në dhe ShBA-në, shkruan Arbresh.info.

“Me kënaqësi ta shoh Miroslav Lajçak vizita për të diskutuar për dialogun Kosovë – Serbi i cili ka shkuar mirë. Mbretëria e Bashkuar përkrah Albin Kurtin për pikëpamjen se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë, parimor dhe i koordinuar me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështesë arritjen e një marrëveshje që përfiton njerëzit e Kosovës dhe rajonit”, ka shkruar Abbott. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara