Brenda 24 orëve ngriten 59 aktakuza ndaj 68 personave

14:10 | 16 Qershor 2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetenëntë (59) aktakuza kundër gjashtëdhjetetetë (68) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, si dhe, janë bërë katër (4) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër dyzetenjë (41) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë katër (4) persona të dyshuar për veprat penale”Fajdeja”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Mashtrimi” dhe “Detyrimi”. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndyrshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur tri (3) kërkesa për paraburgim kundër tre (3) personave dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar (një) 1 person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur katër (4) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve për shkak të dyshimit të veprës penale “Tregtia e ndaluar”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.  /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara