Borxhet e bartura të komunave po dëmtojnë projektet kapitale

08:06 | 26 Prill 2018

Ndonëse ishte dashur që të gjitha borxhet të shlyhen gjatëmandatave katërvjeçarenë Komunat e Kosovës, kjo gjë nuk është duke ndodhur.

Pothuajse shumica prej tyre  bartin çdovit borxhet të cilat ju kanë mbetur pa shlyer. E kjo jo vetëm se po i pengon qeverisjet të cilat po e marrin mandatin, por borxhet e tilla po pengojnëedhe në zbatimin e projekteve kapitale të cilat po prezantohen gjatëfushatave, shkruan portali arbresh.info.

Tëpaktën kjo është arsyeja që zyrtarët komunalë po e japin për media.

Njëra ndër komunat e cila ka trashëguar borxhin më të lartëështë ajo e Ferizajt. Drejtoresha e FinancaveSebahateAjeti-Sadiku, thotë se mbi 10 milionë euro borxh i kanë gjetur të pashlyera nga qeverisja e kaluar.

Ajo për Arbresh.info, thotë se kjo shumë ka bërë që Kryetari aktual i Ferizajt Agim Aliu të shkurtojë investimet kapitale nëinfrastrukturë.

“Total si borxh që e kemi trashëguar  janë 10 milionë e 800 mijë euro përafërsisht. Këta të qeverisjes së kaluar thonë se kodi afatmesëm buxhetor ka lejuar që të lidhin kontrata dy apo trevjeçare,  por për shumë kontratat nuk ka pasur buxhet për të lidhur dhe totali është rreth 30 milionë euro të cilat janë lidhur gjatë mandatit të kaluar dhe shumica prej tyre nuk ka pasur mjetet të mjaftueshme kur është lidh kontrata.  Këto 10milionë, njëpjesë e tyre kanë qenëedhe me përmbarim tu prit që sa me u ekzekutua, por ne kemi kërkuar nga operatorët që më faturat të mos shkojnë përmes përmbaruesve. Ne nëseancën e kaluar vetëm  kemi shkurtuar   një pjesë të projekteve tëinfrastrukturës shkaku i këtijborxhi. Në total buxhetin për investime kapitale nëinfrastrukturë, janërreth 5 milionë dhe ne kemi bërë shkurtesa prej 2 milionë euro  në investime shkaku i borxhit të akumuluar nga Qeverisja e Kaluar dhe ne vetëm se jemi duke e dëmtuar procesin për ndërtime kapitale”, ka shtuar Sadiku.

Tutje ajo ka thënë se  edhe pse kanë lënë projekte anash vetëm që të shlyejnë borxhin që u është transferuar, ky borxh nuk do të shlyhet edhe gjatëkëtij viti.

“Ne gradualisht ashtu si po na alokohen mjetet po i kryejmëedheborxhet. Nëtërësi ne kemi buxhet, për këtëvit janë 29 milionë euro, ku 15 milionë janë për paga dhe mëditjendërsa  14 milionë janë për mallra,shërbime, subvencione e tjera si dhe projekte kapitale. Ne nuk mund t’i shlyejmë të gjithaborxhet gjatëkëtij viti, por ky borxh do të na përcjellëedhe viteve të tjera. Sepse vetëm për mallra dhe shërbime buxhetin e kemi 3 milionë e gjysmë dhe këtu hynë arsimi , shëndetësia si dhe administrata e përgjithshme”, ka përfunduar Drejtoresha Sadiku.

E pothuajse tënjëjtën gjendje e ka edhe Komun e Gjakovës.  Durim Halilaj-Drejtor i Financave në këtëkomunQ, ka treguar për Arbresh.info, se kanëtrashëguar njëborxh prej katër milionë eurosh nga qeverisja e kaluar dhe njëborxh  të kontraktuar prej  nëntëmilionë euro.

“Borxhi i faturuar i cili ështëtrashëguar nga qeverisja e Kaluar mbi katër milionë euro, dhe kjo do të na pengoj mjaft shumë për realizimin e projekteve  të cilat janë premtuar. Tash janë të ditura edhe rregullimi i obligimeve ndaj operatorëve ekonomik përmes projekteve tënjëanshme nga thesari dhe përmbaruesit dhe nëse faturat nuk shkojnë në afat prej 30 ditësh atëherë ata kanë të drejt tëqojnë faturat mëpërmbarues dhi ti prishin kodet për vitin 2018, ndërsa borxhi i kontraktuamështë mbi 9 milion euro,  kontrata ku komuna e Gjakovës ka lidh që tëbëjnë punë gjatë viteve nëvazhdimësi “, ka bërë të ditur ai.

Ndërsa ka shtuar se  me tërë këtë borxh do të jetë e vështirë të realizohen projektet e premtuar, por beson se do të ndihmohen edhe nga Qeveria E Kosovës e nëveçanti nga Ministria e Financave.

“Na si drejtori i kemi bërëanalizat që tëgjejmë një zgjidhje dhe e kemi njëpërkrahje goxha tëmirë nga Ministria e Financave që tëkryejmë disa projekte nëbashkëfinancim dhe veç 1 milion euro borxh deri tash për tre muaj i kemi shlyer. Si drejtori edhe si komunë  po mundohemi që të i realizojmë projektet edhe qe janëedhe që i kemi premtuar  dhe ta zvogëloje borxhin”, ka përfunduar Halilaj.

Pas tyre Komunat e tjera të cilat kanë trashëguar borxhe nga qeverisjet e kaluar janë Peja, Prizreni e  Mitrovica, por nuk mbesin anash as komunat e tjera më të vogla./V.Selimi/Arbresh.info/

Lajmet më të lexuara