Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, ka njoftuar se tani është një moment shumë i rëndësishëm për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Borrell deklaroi se dje në Kosovë dhe në Serbi tashmë është dorëzuar draft i fundit i propozimi të Bashkimit Evropian, i njohur ndryshe si propozimi franko-gjerman.
Borrell gjatë deklarimit të tij nuk ka dhënë afate sa i përket zhvillimeve në dialogun Kosovë-Serbi.
Përfaqësuesi i BE-së ka kërkuar që të angazhohen nga Kosova dhe Serbia që të angazhohen seriozisht për marrëveshjen e propozuar nga Gjermania dhe Franca.
“Është një moment i rëndësishme për dialogun Kosovë Serbi. Dje në Serbi e kemi dorëzuar versionin e fundit të propozimit që është vendosur në tavolinë ndërsa në Kosovë e kemi dorëzuar sot”, ka thënë Borrell.
Borrell ka theksuar se Bashkimi Evropian është tepër i përkushtuar ndaj rajonit, për ta mbështetur financiarisht për përballimin e pasojave të luftës në Ukrainë, për çmimet e energjisë dhe produkteve ushqimore.
Shefi i Politikës së Jashtme i BE-së, Josep Borrell u ndal edhe tek sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë nga Irani duke thënë se ekspertët e BE janë këtu në Shqipëri dhe do të bëjnë të pamundurën për mbrojtje.
Abdixhiku jep arsyet se pse propozimi i LDK-së për Ligjin e ...
Formacionet zyrtare: Real Betis – Barcelona
Në lajmet e RTK-së hyn një aktivist i PSD-së duke mbajtur në...
Reali refuzon PSG-në, Asensio do të qëndrojë në Madrid
Krasniqi për ligjin për pagat: Kurti iu dha edhe një goditje...
Konfirmon Qeveria, koeficienti nuk përfshinë shtesat e tjera