Boris Johnson, Sekretari i Jashtëm britanik, ka anuluar në mënyrë dramatike vizitën e planifikuar në Moskë, vetëm disa orë para se të nisej, shkak përshkallëzimi i tensioneve në Siri.
Zyra e Jashtme ka njoftuar që Johnson nuk do të vizitojë Rusinë për bisedime për shkak të sulmit ajror të njëanshëm të Amerikës në Siri, transmeton portali arbresh.info.
Vendimi i mor pas konsultimeve me Rex Tillerson, Sekretari Amerikan i Shtetit në lidhje me atë se si të ballafaqohen me situatën që është duke u zhvilluar që nga e premtja.
Burime të afërta me Johnson thonë se në vend të kësaj ai do të “udhëheqë përpjekjet për të sjellë së bashku një koalicion të mbështetjes ndaj aktivitetit të vazhdueshëm rus dhe regjimit sirian”.
Është hera e dytë që Johnson shtynë udhëtimin, që do ta bënte atë Sekretarin e parë të Jashtëm që viziton Rusinë prej gjysmë dekade./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...