Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim deputetin e Bundestagut gjerman nga radhët e të Gjelbërve, Boris Mijatovic.
Marrëdhëniet e shkëlqyera dhe urat e bashkëpunimit mes vendeve tona vijojnë të forcohen.
Bislimi e vlerësoi lartësisht rolin e Gjermanisë si partner dhe aleat kyç të Kosovës, duke theksuar me rëndësi të veçantë mbështetjen e tyre të madhe e aktive në proceset e integrimit evropian.
Përkrahja edhe në zhvillim ekonomik e sektorë të rëndësishëm si energjia, përmes projekteve të ndryshme të mbështetjes e bashkëpunimit, veçse e komplementon kuadron e punës së përbashkët në shërbim të vizionit tonë për zhvillim e mirëqenie të të gjithë qytetarëve në çdo cep të vendit.
Deputeti Mijatovic vuri në dukje progresin e Kosovës të reflektuar në indeksin e këtij viti të Reporterëve pa Kufij (RSF), ku Kosova u rrit me 22 vende në dy vitet e fundit, si dëshmi të vlerave demokratike e evropiane të cilat i përfaqëson e jetëson Kosova. Poashtu dhe angazhimin e Qeverisë në luftimin e korrupsionit dhe punën e bërë në këtë drejtim, thuhet në njoftimin për media.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi deputetin Mijatovic për disponibilitetin e tij dhe ndihmën e ofruar sa i përket agjendës së Kosovës në lidhje me rrugëtimin e tranzicionin drejt energjisë së gjelbër e të ripërtëritshme, për të cilën Qeveria mbetet e përkushtuar dhe ka miratuar dhe Strategjinë për Energji 2022-2031./Arbresh.info/
Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërti...
Putin bisedë telefonike me Pezeshkian, ofron ndërmjetësim pë...
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...