Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se në këtë takim u bisedua për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.
Nga fusha e shëndetësisë e deri te thellimi i marrëdhënieve ekonomike e mundësitë për projekte të përbashkëta.
Bislimi e informoi ambasadorin edhe mbi procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel ditën e hënë./Arbresh.info
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin