Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti gjatë ditës së sotme Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity.
Përgjatë takimit, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi përkushtimin dhe angazhimin e palëkundur të Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe rrugën drejt aderimit në familjen evropiane.
Ai theksoi dhe nevojën e menjëhershme për heqjen e masave ndaj Kosovës, të cilat u vendosën padrejtësisht dhe vijojnë të mbeten në fuqi padrejtësisht, pavarësisht rekomandimit nga ish-përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, rekomandim i cili është dhënë pothuajse një vit më parë tashmë.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi z. Plecity për takimin dhe bisedën gjersa i uroi qëndrim të mbarë e të frytshëm në Kosovë./Arbresh.info
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit