Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim ditën e sotme, një delegacion nga Parlamenti Evropian, i cili po monitoron e vëzhgon procesin zgjedhor në Kosovë. Në këtë takim, delegacioni drejtohej nga eurodeputetja nga Portugalia, Marta Temido, e cila është edhe kryetare e delegacionit portugez të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Evropian që nga viti i kaluar. Prezent ishin dhe eurodeputetë nga Kroacia, Gjermania, Italia, Franca dhe Belgjika.
Gjersa e njoftoi delegacionin me sukseset dhe të arriturat e qeverisë përgjatë këtij mandati qeveritar, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi ndër të tjera edhe rritjen ekonomike, rishpërndarjen e saj drejt qytetarëve, rritjen e pagës minimale, uljen e papunësisë, politikat incentivuese për gratë e avancimin në integrimin evropian.
Në vijim, foli edhe për zgjedhjet e nesërme dhe fushatën e zhvilluar përgjatë këtij muaji. Theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të ditës së nesërme, veçanërisht në mbarëvajtjen e tyre, për një proces demokratik dhe transparent.
Zëvendëskryeministri e falënderoi Parlamentin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht atë në përkrahjen drejt rrugëtimit në integrimin evropian./Arbresh.info
Osmani u bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në vo...
Lulzim Hetemi voton: Shteti ndërtohet me përgjegjësi qytetar...
KQZ njofton se deri në orën 15:00 kanë votuar 24,91% e qytet...
Shqipe Selimi voton bashkë me djalin: Bëje edhe ti pjesën të...
Kryetari i KQZ-së deklarohet sërish për problemet me rrymë n...
Pacolli: Sot të votojmë për lirinë, jo vetëm për pushtet