Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të takohen në Bruksel javën e ardhshme, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë në Bruksel.
“Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, ftoi negociatorët kryesorë në Bruksel javën e ardhshme për të vazhduar diskutimet mbi zbatimin e Marrëveshjes së re për rrugën drejt normalizimit dhe aneksit për zbatimin e saj”, ka thënë një zëdhënës i BE-së në një përgjigje me shkrim për REL në gjuhën serbe.
Pritet që palët të pajtohen për hapat e ardhshëm që do të mundësojnë zbatimin e plotë të këtyre marrëveshjeve pa vonesa të mëtejshme, ka shtuar ky zyrtar.
Duke iu referuar takimit joformal që Miroslav Lajçak ka pasur me Besnik Bislimin në Bratislavë të hënën më 10 korrik, burimi i REL ka thënë se është arritur një marrëveshje për hapat e parë prioritar të Kosovës në të tri fushat.
Sipas zëdhënësit, kjo do të thotë se Kosova menjëherë zvogëlon praninë e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës, se rregullisht kryen vlerësime të përbashkëta të sigurisë me EULEX-in dhe KFOR-in dhe, nëse është e nevojshme, vlerëson mundësinë e reduktimit të mëtejshëm të pranisë së tyre.
Kjo gjithashtu nënkupton që Kosova nuk ndërmerr asnjë hap që mund të përshkallëzojë situatën, si dhe të punojë për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale dhe të vendosë kornizën e nevojshme ligjore që ato të ndodhin.
Takimi i paralajmëruar për javën e ardhshme do të jetë i pari që nga përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës dhe tensionet e reja mes Kosovës dhe Serbisë.
Manipulimet në Malishevë: Mbi 17 mijë vota u keqpërdorën
Aeroporti i Prishtinës me rekord të ri, mbi 4.6 milionë udhë...
Aksioni për manipulim zgjedhor në Malishevë: 68 persona të i...
Skandal zgjedhor në Malishevë/ Mbi 17 mijë vota të manipulua...
Prokuroria e Gjakovës: 15 kryesues të ndaluar për 48 orë për...
Barcelona luan për gjithçka ndaj Copenhagenit, Flick me “dhi...