Polonia ka shënuar rekord të ri të rasteve me koronavirus të enjten me 1,967 raste ditore.
Gjatë ditëve të kaluara, Polonia ka parë rritje prej 1 mijë raste brenda dite, transmeton arbresh.info
“Ne duhet të përgatitemi për eskalimin e pandemisë. Sipas parashikimeve tona, në të ardhmen e afërt, breda dy jave, numri i rasteve pozitive do të rritet mbi 1,500 deri në 2,000,” ka thënë ministri i Shëndetësisë Adam Niedzielski.
Sipas masave të reja antiCovid të publikuara nga qeveria, restorantet dhe lokalet do të mbyllen në orën 22:00.
Qeveria gjithashtu ka publikuar e listën e vendeve me dritë të kuqe dhe të verdhë.
Që nga fillimi i pandemisë, Polonia ka shënuar 93,481 raste pozitive dhe 2,543 viktima, shkruan The Guardian./arbresh.info/
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...
“Heroi” i penalltive, 14-vjeçari nga Bosnja pritet të shpërb...