Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Ardian Hajdaraj, mbajti Takimin e 245-të me radhë.
Në fillim të takimit të sotëm ka bërë betimin anëtari më i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Prokurorisë Speciale, Milot Krasniqi.
Anëtarët e Këshillit kanë vendosur që të anulohet vendimi i KPK/Nr.262/2024, për transferimin e Prokurorit të Prokurorisë së Apelit në Prokurorinë Speciale, si dhe, të bëhet Plotësim/Ndryshimi i Vendimit KPK/Nr.654/2022, për themelimin e Komisionit për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve të Shtetit.
Gjithashtu, anëtarët e Këshillit prokurorial kanë marrë vendim edhe për Plotësim/Ndryshimin e Vendimit KPK/Nr.48/2024, si dhe, kanë shqyrtuar Aktvendimin e Gjykatës Supreme AA.nr.12/2024./Arbresh.info/

Barcelona paraqet ankesë zyrtare në UEFA, lidhur me vendimet...
Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën
Arrestohet 33-vjeçari për vjedhje në xhamin e fshatit Mirash...
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...