Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri ka thënë se as tash që është pjesë e Qeverisë dhe as kur ka qenë në opozitë nuk ka parapëlqyer që të jep data.
Këtë ai e ka thënë duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, në do të ndodhë sivjet ose jo.
“Ne punojmë në Qeveri që kjo [liberalizimi i vizave] të ndodhë këtë vit. Por cili do të jetë epilogu e dinë qeveritë anëtare të vendeve të BE-së”, ka thënë Tahiri.
“Ajo që duhet ta di publiku është që liberalizimi i vizave dhe vlerësimi për të është goxha shumë teknik –është proces i vlerësuar dhe monitoruar shumë ashpër. Në histori jo vetëm të Kosovës, asnjëherë asnjë shtet nuk ka pasë vlerësim më të saktë për përmbushjen e kritereve në raport me liberalizimin”, ka shtuar Tahiri në Zona B.
Sa i përket migrimit që është njëri prej telasheve me të cilën përballet Evropa dhe ndikim që kjo dukuri mund të ketë për Kosovën, Tahiri ka thënë: “Të gjitha evidencat e policisë që janë prezantuar te krejt ministrat e brendshëm të BE-së tregojnë për statistika të sakta të rënies drastike të migrimit ilegal nga Kosova drejt vendeve të BE-së. Rënia është jashtëzakonisht e madhe. Të gjitha masat dhe garancionet që merr një polici janë të dokumentuar te autoritetet e BE-së. Një numër i kritereve kanë qenë të përmbushura edhe në të kaluarën jo vetëm në Qeverinë Haradinaj”.
SHBA gati sanksionet e reja kundër Rusisë nëse Putin refuzon...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe mjegull
LDK thërret konferencë për media
Moti sot në Kosovë
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...