Besnik Bislimaj, gjyqtari kosovar, ka qenë një nga kandidatët për të qenë anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).
Ndonëse ai mori votat e duhura për ta fituar këtë pozitë, ka qenë Kuvendi i Kosovës që ka anuluar fitoren e Bislimajt, duke e anuluar procesin dhe duke e shpallur atë të pavlefshëm.
Pas anulimit, gjyqtari ka paraqitur padi ndaj Kuvendit dhe rastin e ka paraqitur te Avokati i Popullit.
Ky i fundit, dje ka dalur me një raport, ku konstaton se Kuvendi ka bërë shkelje kushtetuese.
Madje, në dokumentin e siguruar nga Syri Kosova, thuhet se “Kuvendi në rastin konkret nuk e kishte respektuar tërësisht procedurën e përcaktuar në nenin 10, paragrafi 9, të Ligjit të KGjK-së dhe si rrjedhojë ankuesit i ishte pamundësuar realizimi i të drejtës së përcaktuar në dispozitën e theksuar” (pika 28 e raportit).
Si rrjedhojë, padia e Bislimajt është në Gjykatën Themelore, shkalla e parë, ku ai pret që ta fitojë këtë proces gjyqësor. /Syri.net/

“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...