Besimtarët ortodoks festojnë krishtlindjet në Maqedoni

10:16 | 7 Janar 2018

Besimtarët ortodoks të Maqedonisë festojnë sot Krishtlindjet ortodokse. Në të gjitha manastiret që nga mëngjesi janë duke u mbajtur liturgji fetare për këtë ditë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Manifestimi qendror mbahet në Kishën e Shën Klimentit të Ohrit në Shkup, ku kryepeshkopi Stefani mbanë liturgji për Shën Vasilin e madh.

Me këtë rast, Stefani tha se kontributi i Kishës ortodokse në aspekt të sundimit të paqes dhe vllazërisë ndërmjet njerëzve përbëhet parasegjithash nga vetësakrifica dhe dëshmia për dashurinë e Zotit, dhe nga shpresa në shpëtimin e Tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara