Besim Kelmendi shkarkohet nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës është marrë vendim për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi. Vendimi është marrë me 5 vota për. Në vendin e tij është emëruar prokurori Agron Çalaj.